Kompania e vëllaut të ish-shefit të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës së Jugut e udhëhequr nga Faton Peci i GUXO’s ka shpallur fituesin e tenderit për asfalltimin e rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, shkruan rajoni.org.
Kjo procedurë ka qenë bashkëfinancim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës, dhe ka filluar në kohën kur zëvendësministër ka qenë Hysen Durmishi.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar sot (data 30.04.2026), dhe mbartë nënshkrimin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit.

Kush ështe kompania Dio Bes?
Kompania, “Dio Bes SH.P.K”, sipas formualarit të regjistrimit në Agjencinë Kosovare të Biznesve, është themeluar në nëntor të vitit 2020.
Përveç vëllaut të Bujar Shabanit, Xhelal Shabanit, si pronarë, figuron se kompania ka dy punëtor të regjistruar dhe një kapital prej 100 mijë eurove.
Bujar Shabani është shoku i ngushtë dhe ish-shef i deputetit dhe ish-ministrit, Hysen Durmishi. Ai akuzohet edhe për mashtrime në tenderët publikë.
Eurkos Holding, lidhje me pushtetin e VV-së
Kjo kompani ka fituar disa kontrata nga Ministria e Infrastrukturës dhe shpesh ka qenë pjesë e konsorciumeve me kompani të lidhura me kompaninë “Bageri”.
Edhe pse në këtë tender ështe është shpallur fitues si grup i operatoreve ekonomik, në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga vetë kryeministri i Kosovës, në disa punishte shihen punëtorët në terren me bluza, ku poshtë logos Eurkos gjendet edhe logoja “Dio Bes”, një kompani që është në pronësi të vëllait të pronarit të kompanisë “Bageri”.









