Active 2
02KOSOVËLAJME

Kompania që shtypi fletëvotimet thotë se pati gabim teknik në disa fletëvotime, KQZ njofton Prokurorinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një njoftim ku thotë se gjatë ditës së sotme ka pranuar sqarim zyrtartar lidhur me siç thonë ata gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

Në njoftim thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave. Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes.

eKiosk

“CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se për këtë përgjigje është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, zyrtarë të PDK-së kanë evidentuar parregullsi të shumta në fletëvotime të cilat sipas tyre lidhen me fenomenin e njohur si tren bullgar.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që zgjedhet të përsëriten në Mitrovicë.

Active 1