Medi
02LAJME

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” hap vende të reja të punës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka hapur një vend të ri të punës, shkruan Mitropol.

Nga KRU “Mitrovica”, njoftojnë se është hapur konkursi për Shef të Kontabilitetit, konkurs ky i cili u hap duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017, dhe vendimin e Bordit të Përkohëshëm të Drejtorëve të datës 25.08.2021.

Premium Store

Afati për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit në të përditshmen Epoka e Re. Në njoftim theksohet se dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen.

KRU “Mitrovica” njofton se dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në:

Drejtorinë e KRUM-së.

Rr.,,Liqeni,,.

Suhodoll-Mitrovicë

 

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017, dhe vendimin e Bordit të Përkohëshëm të Drejtorëve të datës 25.08.2021, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Sh.A. në Mitrovicë, me datën 30.08.2021 shpallë:

K O N K U R S

(Për plotësimin e vendit te lirë të punës, punë provuese 6 muaj me mundësi vazhdimi)

(1) Shef i Kontabilitetit

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës:

Bënë kordinimin e punëve të dokumentacionit financiar të të tri njësive (Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj),

Bënë pranimin e dokumentacionit dhe shikimin e rregullsisë së tij,

Kryen regjistrimin e tërë dokumentacionit në librat e kontabilitetit,

Kryen regjistrimin e ekstrakteve bankare në librat e kontabilitetit nga bankat ku kompania ka llogarit e hapura si dhe barazimi i tyre me librat e kontabilitetit,

Pranimin e faturave hyrëse, regjistrimin e tyre në kontot adekuate nëpër njësit përkatëse,

Pranimin e fatyrave dalëse si ato të shërbimeve, të ujit, regjistrimi i tyre në librat e kontabilitetit,

Përcjellja e arkës për njësi, arkat e inkasimit ditor dhe arkën e shpenzimeve, për secilën njisi arkat e të hyrave dhe shpenzimeve, regjistrimi i tyre në librat e kontabilitetit, barazimi i inkasimeve ditore me shërbimin e inkasimit,

Përpilimin e raporteve financiare mujore, llogaritja e TVSH-së, plotësimi dhe deklarimi mujor i TVSH-së,

Plotësimi dhe deklarimi i formularëve të tatimit në burim,

Plotësimi dhe deklarimi i formularëve për kontribute,

Raportet tremujore në të ardhurat e kompanis dhe dorëzimi i tyre në ATK,

Përpilimi i pasqyrave financiare në bashkëpunim me ZKF si dhe punët plotësuese me urdhër të Kryeshefit Ekzekutiv,

Pregaditja e dokumentacionit për Auditim të jashtëm si dhe bashkëpunimi me Auditor të Jashtëm,

Kryen punë dhe detyra tjera sipas Udhëheqësit.

Përgaditja superiore – Faklteti Ekonomik,

Të jetë Kontabilist i/e çertifikuar(obligative),

Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhim,

Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi me Zyrtarin Kryesor Financiar dhe Zyrtarët e Lartë tjerë të Kompanisë.

Dokumentat e kompletuara të cilat duhet të përfshijnë letren përcjellëse, biografin tuaj

(CV-në), kopjen e diplomës përkatëse e noterizuar, dëshmin që është Kontabilist i çertifikuar, referencat dhe çertifikatat- të lindjes, shëndetësore, të mos jetë nën hetime dhe i denuar, letërnjoftimi kopja, dëshmi mbi përvojën e punës etj.

Dokumentacioni dorëzohet i fotokopjuar dhe i njejti nuk u kthehet aplikantëve.

Aplikacionet merren dhe i tërë dokumentacioni i kompletuar dorzohet në Drejtorin e KRUM-së.

Afati për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit në të përditshmen Epoka e Re.

Dokumentet që nuk janë të kompletuara sipas konkursit nuk do të shqyrtohen.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në:

Drejtorinë e KRUM-së.

Rr.,,Liqeni,,.

Suhodoll-Mitrovicë

Konkursi për Kryeshef Ekzekutiv http://kru-mitrovica.com/…/08/konkursi-per-KSHE-draf.pdf

Konkursi i datës 30.08.2021 http://kru-mitrovica.com/…/Konkurs-Shef-i…

Shkarko aplikacionin për aplikim në linkun e mëposhtëm:

http://kru-mitrovica.com/ujesjellesi/ëp-content/uploads/2020/12/APLIKACION-PËR-PUNËSIM.pdf

 

Dukato 1