Medi
KOSOVËLAJME

Kompanitë e autobusëve nuk po e zbatojnë vendimin, deklarohet zv. Ministri Durmishi

Zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka mbajtur sot takim me Shoqatën e Transportit Rrugor lidhur me vendimin për përgjysmimin e biletave e cila u kundërshtua nga këta të fundit.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Durmishi ka treguar se çfarë u bisedua në këtë takim dy palësh dhe për çfarë u dakorduan.

Tripika

Durimishi ka thënë se vendimi mbetet në fuqi deri të merret një vendim i përbashkët ndërmjet dy palëve.

Ai shtoi se tërheqja e vendimi bëhet vetëm nëse bien dakord me Shoqatën e autobusëve që t’i ulin çmimet e biletave pas uljes së naftës.

Sipas, Durimisht nga Shoqata u deklaruar se janë të gatshëm që t’i kthejnë çmimet e biletave siç kanë qenë më përpara, por ende asgjë vendimtare nuk ka.

“Shoqata u deklarua se pasi ka filluar të bie çmimi i naftës këto ditë ata janë të gatshëm që t’i kthejnë çmimet e biletave siç kanë qenë më përpara para se të filloj ngritja e çmimeve. Nëse kjo ndodhe atëherë vendimi të cilin e kemi marrë edhe ashtu ka qenë i përkohshëm, atëherë plotësohet qëllimi për çfarë është marrë vendimi, vendimi është marrë që këto kategori të ndjeshme shoqëror të mos ju ngritet çmimi i biletës, nëse kjo ndodhë edhe ne e shfuqizojmë vendime dhe kompanitë veprojnë”, tha Durmishi për Insajderin.

Zëvendësministri shtoi se Shoqata është zotuar se edhe nëse do të ketë lëvizje të çmimi të naftës, nuk do të ketë ngritje të çmimeve të biletave për disa kategori.

“Ata janë zotuar se edhe nëse do të ketë lëvizje të çmimet të naftës nuk do t’i ngrisin çmimet e biletave për studentet dhe pensionistët”, tha Durimishi për Insajderin.

Një takim i dytë në mes zëvendësministrit Durimishit dhe Shoqatën e Transportit Rrugorë do të mbahet nesër.

Zëvendësministrit i Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ditë më parë ka njoftuar se ka përgjysmuar çmimet e biletave për kategoritë që prek më shumë nga gjendje aktuale.

Në këtë liste hyn çmimoret për transportin ndër urban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët, shkruan Insajderi.

Por një vendim i tillë që nga 11 marsi që ka hyrë në fuqi nuk është përfillura nga asnjë kompani e autobusëve.

Weelnes