
Komuna e Mitrovicës ka pranuar gjithsej 300 pako me artikuj ushqimore, donacion ky nga organizata “Islamic Relief Kosova”.
Komuna ka njoftuar se këto pako ushqimore janë shpërndarë për ato familje që jetojnë me asistencë sociale, në prag të muajit të Ramazanit.
Me këtë rast, udhëheqësi i sektorit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Nexhat Rushiti, ka falënderuar donatorin për këtë kontingjent ndihmash, duke rikujtuar se kjo organizatë humanitare mbështet në vazhdimësi familjet që kanë nevojë në Komunën e Mitrovicës.








