Dukato 2
02LAJME

Komuna e Mitrovicës ngrit kallëzim penal ndaj inspektorit Mursel Veseli: Refuzoi pa arsye rrënimin e një objekti pa leje

Sot, Komuna e Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal ndaj një inspektori të Drejtorisë së Inspekcionit për shkak se i njëjti nuk ka zbatuar vendimin për rrënim të një objekti pa leje.

Në kallëzimin penal që e ka siguruar Veriu.info bëhet fjalë për inspektorin Mursel Veseli, i cili sipas këtij kallëzimi penal nuk ka zbatuar vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit të datës 01.11.2021 për rrënimin e një objekti banesor afarist i ndërtuar pa leje.

Aurora Group

Në kallëzim thuhet se inspektori Veseli nuk ka zbatuar vendimin, duke mos dhënë asnjë arsye ligjore e as morale.

Sipas dokumentit të siguruar nga Veriu.info mësohet se inspektori ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të komunës për zbatim të ligjit, por që pa arsyetim e ka refuzuar zbatimin e vendimit.

Komuna e Mitrovicës kërkon nga Prokuroria Themelore që të trajtojë drejt këtë kallëzim penal dhe të marrë për bazë të gjitha dëshmitë dhe faktet e prezantuara.

Mësohet se rrënimi është paraparë të bëhet nesër nê ora 10:00.

Me poshtë dokumenti i plotë:

Dukato 1