
Komuna e Mitrovicës Jugore do të organizojë 4 takime të dëgjimeve publike për përfshirjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal për vitet 2026 – 2028, shkruan Mitropol.
Orari i dëgjimeve publike është si më poshtë:
1️⃣ Dëgjimi i Parë Publik – Kryetarët e Këshillave të Fshatrave
📍 Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
📅 08.07.2025 (e Martë) | 🕖 Ora: 19:00
2️⃣ Dëgjimi i Dytë Publik – Shoqëria Civile dhe komuniteti artistik
📍 Qendra e Kulturës, Komuna e Mitrovicës
📅 09.07.2025 (e Mërkurë) | 🕖 Ora: 19:00
3️⃣ Dëgjimi i Tretë Publik – Gratë dhe Vajzat
📍 Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
📅 11.07.2025 (e Premte) | 🕖 Ora: 19:00
4️⃣ Dëgjimi i Katërt Publik – Komunitetet jo shumicë
📍 Salla e Kuvendit, Komuna e Mitrovicës
📅 16.07.2025 (e Mërkurë) | 🕖 Ora: 19:00
Komuna i fton të gjithë qytetarët dhe organizatat që të marrin pjesë në këto dëgjime, për të pasur një buxhet më gjithëpërfshirës.







