
Komuna e Mitrovicës së Jugut, respektivisht Drejtoria e Ambientit ka bërë pastrimin e fushës sportive buzë Ibrit në Lagjen e Boshnjakëve në bashkëpunim me KRM “Uniteti”, shkruan “Mitropol”.
Fusha u pastrua nga balta e cila mbeti aty qysh nga vërshimet, me kërkesën e banorëve, pasi Komuna e Mitrovicës së Veriut as që u mor me këtë problem të banorëve shqiptarë atje.
Veç fushës, kjo drejtori javë më parë largoi edhe disa kamionë me mbeturina që ishin grumbulluar aty pranë pas vërshimeve.
Lajmin e bëri të ditur drejtori Egzon Sadiku.
Postimi i plotë:







