Medi
02LAJME

Komuna e Mitrovicës vazhdon me aksion për lirimin e ambienteve publike

 

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ekzekutuar vendimin e menaxhmentit të NPL “Stacioni i Autobuseve” për lirimin e ambienteve publike tek kjo ndërmarrje.

Medi

Nga inspektorët komunal është bërë e ditur se individët dhe bizneset të cilët kanë ngritur aktivitetet e tyre ekonomike duke zënë dhe dëmtuar hapësirat publike, duhet të bëjnë lirimin e tyre në të kundërtën do të gjobiten jo vetëm për dëmin, por do të kenë detyrim dhe kthimin e këtyre ambienteve në gjendjen e mëparshme.

Aksioni i lirimit të hapësirave dhe ambienteve publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Premium Store