Premium Store
02LAJME

Komuna e Skenderajt hap aplikimet për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

 

Nga data 9 janar, në Komunën e Skënderajt fillon procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në ekonomitë familjare dhe biznese, shkruan Mitropol.

Premium Store

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet dhe kanë pësuar dëme materiale, ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm që përfshin: të dhënat personale të aplikuesit, kopje të letërnjoftimit, konfirmim bankar me llogari në emër të aplikuesit, fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve si dhe çdo dokument tjetër shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.

Afati për dorëzimin e kërkesave është 8 ditë pune nga data e publikimit të njoftimit.

Kërkesat dorëzohen personalisht në sportelin numër 13, pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve në Komunën e Skenderajt.

Për informata shtesë, qytetarët mund të drejtohen në zyrat e Komunës së Skenderajt gjatë orarit zyrtar të punës.

Koha