Dukato 2
02LAJME

Komuna e Vushtrrisë realizon pagesa milionëshe nga kategoritë joadekuate buxhetore

Në raportin për pasqyrat financiare të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2023, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka regjistruar një sërë shkeljesh të bëra me rastin e shpenzimit të buxhetit nga kategoritë ekonomike joadekuate.

Auditori ka gjetur katër raste ku kjo komunë ka realizuar nga Thesari pagesa në vlerë prej rreth 2,5 milionë euro nga kategori joadekuate buxhetore.

Active

ZKA ka tërhequr vërejtjen se regjistrimi dhe pagesa e shpenzimeve nga buxheti  kategorive ekonomike joadekuate, pamundëson raportim të drejtë dhe të saktë të informacionit financiar të shpenzimeve për komunën, qytetarët dhe palët e tjera të interesit.

Auditori ka evidentuar se në këtë komunë, nga kategoria e investimeve kapitale janë paguar plot 2 milionë e 178 mijë e 523 euro për shpenzimet që i takojnë kategorisë së pagave dhe mëditjeve.

Nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, siç thuhet në raport, janë paguar 230 mijë e 892 mijë euro, që poashtu i takojnë kategorisë së pagave dhe mëditjeve.

Nga kategoria e shpenzimeve komunale, sipas ZKA-së, janë paguar 9 mijë euro për shpenzime që i takojnë kategorisë së pagave dhe mëditjeve dhe 17 mijë e 700 euro për shpenzime të kategorisë së investimeve kapitale.

Auditori thotë se nga buxheti i subvencioneve, poashtu janë paguar 8 mijë e 974 euro për shpenzime që i takojnë kategorisë së pagave dhë mëditjeve.

Përveç kësaj, sipas raportit, nga kategoria e investimeve kapitale, Komuna e Vushtrrisë ka paguar furnizime në vlerë prej 11 mijë e 260 euro, që për nga natyra i takojnë mallrave dhe shërbimeve.

E regjistrime të gabuara, në raport thuhet se janë hasur edhe te kategoria e subvencioneve, pasi “subvencionet për përfitues individual dhe fermerë në vlerë prej 589 mijë e 775 euro nuk janë regjistruar fare në kodet ekonomike përkatëse, por të njëjtat janë regjistruar gabimisht në kodet për subvencione për entitete publike dhe entitete jopublike”.

“Kjo ka ndodhur si rezultat i vendimeve gjyqësore për paditë e personelit arsimor dhe planifikimeve joadekuate nga komuna. Pagesat në emër të shujatve kanë ndodhur si rezultat i kontratës kolektive, shpenzimet e të cilave nuk janë planifikuar në buxhet nga komuna”-  thuhet në raportin e ZKA-së.

Dukato 1