02LAJME

Komuna zotohet ta rregullojë tregun e Mitrovicës

Fushata

Komuna e Mitrovicës është zotuar për ta rregulluar tregun e qytetit.

Tashmë është shpallur edhe tenderi, njofton “Mitropol”.

Roadside

Detaje të tenderit:

Kriteret dhe nën kriteret Pesha në %
1 Kriteri hapësinor, estetik, program dhe ekologjik 80%
1.1 Kriteri hapësinor ( 20 pikë ), përfshinë
• Raporti në mes të pjesëve dhe tërësisë hapësinore.
• Kualiteti i hapësirës
• Harmonizimi mjedisor urban 20 %
1.2 Kriteri programor (20 pikë), përfshinë
• Funksionaliteti dhe arsyeshmëria funksionale e zgjidhjes.
• Shfrytëzimi racional i hapësirës.
• Respektimi dhe përmbushja e detyrës projektuese dhe programit hapësinor. 20 %
1.3 Kriteri estetik (30 pikë)
• Origjinaliteti i zgjidhjes.
• Inovacioni dhe vlera estetike.
• Zgjidhja konsekuente e tërësisë
• Vlerat arkitektonike
• Ruajtja e gjendjes burimore të ndërtesës së stacionit të autobusëve me dizajn të ri të peronëve për autobusë 30 %
1.4 Kriteri ekologjik (10 pikë), përfshinë
• Ruajtja dhe avansimi i hapësirës.
• Efiçienca energjetike.
• Përdorimi i materialeve 10 %
2 Kriteri ekonomik 20%
2.1 Kriteri ekonomik ( 20 pikë ), përfshinë
• Aspekti ekonomik i zgjidhjes së projektuar.
• Racionaliteti i zgjidhjes.
• Mirëmbajtja dhe shpenzimet e saj, bazuar në karakterin e kompleksit. 20 %

DETYRË PROJEKTIMI
Komuna e Mitrovicës ka filluar procesin e rivitalizimit të tregut të qytetit, përkatësisht rregullimin e problemit të parkingjeve dhe rregullimin e tregut modern të qytetit.

Me qëllim të realizimit të projekteve, Komuna e Mitrovicës shpallë:
Konkurs Projektimi për zgjidhjen (projektin) ideore për hartimin e projekteve zbatuese për:
• Hartimi i projektit të tregut të qytetit

Për zbatimin e këtyre projekteve, kërkojmë që operatorët e interesuar dhe me kompetencë për hartimin e projekteve në kuadër të planifikimit hapësinor dhe ndërtimit, të ofrojnë zgjidhjen (projektin) ideore për projektin e lartshënuara.

Zgjidhja (projekti) ideore, duhet të përfshijë:
Konceptin/ përshkrimin e dizajnimit të hapësirës qendrore (tregut dhe parkingut nëntokësor), funksionalitetin e tij, karakteristikat arkitektonike, mjedisore, rekreative kulturore etj; Zgjidhjen arkitektonike dhe dizajnimin urban të sipërfaqes së planifikuar për rregullimin e hapësirës së tregut dhe parkingut nëntokësor.
Organizimi i hapësirës urbane, dimensionet e tyre dhe hapësirat e lëvizjes;
Planifikimi i zgjidhjeve integruese me sipërfaqet për rreth tregut / parkingut dhe qasja me rrugën “Adem Voca” dhe Miran Hajra”.
Ky projekt planifikohet të realizohet në hapësirën e tregut të qytetit me nr të parcelës: P-71208072-02906-1 me sipërfaqe prej: 9085 m2

Sipërfaqja e parcelës dhe situacioni i planifikuar prezantohet në hartën e bashkëngjitur:

Në kuadër të projektit duhet të përfshihen zgjidhjet për këto elemente themelore:

• Si zgjidhje të tjera ideore përfshihen trotuaret, stazat e ecjes, hapësirat gjelbëruese, drunjtë dekorativ, ulëset për qytetarë, shportat e mbeturinave në vendet adekuate ku qasja e shërbimeve përkatëse është e lehtë për bartjen e tyre, planifikimi i sistemit të ujitjes së hapësirës gjelbëruese, si dhe ndonjë element tjetër sipas ideve/propozimeve të projektuesit.

Hartuesit e zgjidhjes ideore mund të shprehin edhe idet/prozimet e tyre specifike zhvillimore në kuadër të projektit të tregut dhe parkingut nëntokësor.

-Projektuesi specifikisht duhet të hartoj projektin zbatues apo detal ku në të përfshihet:
– projekti i arkitekturës për të gjitha pozicionet; – kryerja e matjeve gjeodezike për të gjitha pozicionet; – faza e statikës për të gjitha pozicionet e nevojshme për ndërtimin; – plani i kyçjes në ujësjellës dhe kanalizim si dhe projektimin e detajuar të tyre; – planin e kyçjes dhe projektimin e detajuar të elektrikes (ndriçimit); – planifikimin dhe projektimin e sistemit për menaxhimin e mbeturinave; – planifikimin dhe projektimin e sistemit të intervenimeve emergjente; – planifikimi dhe projektimi i sistemeve të sigurisë (kamerave); – projektimi detal i ujërave nëntokësore dhe rrjetit të kanalizimit dhe ujërave atmosferike ; – projektimi i shenjëzimit sinjalistik në të gjitha pozicionet e të dy projekteve; – hartimin e raportit mjedisor të këtyre dy projekteve.