Konfirmohet nga Policia: Arrestohen të dyshuarit që u rrahën me njëri tjetrin dje në “Gorimahallë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se natën e mbrëmshme ka arrestuar katër të dyshuarit që u rrahën mbrëmë në lagjen e njohur si “Gorimahalla”, raporton Mitropol.
Grindja mes tyre filloi pasditen e djeshme, ku të dyshuarit patën konflikt rreth një parkingu, me ç’rast Policia i liroi fillimisht në procedurë të rregullt, mirëpo, me tu liruar personat ata prapë sulmuan njëri tjetrin rreth orës 21:00.
Intervenimi i Policisë ishte i shpejt, katër të dyshuarit u kapën dhe u arrestuan nga ana e Policisë së Kosovës. PK, njofton se ndaj tyre është inicuar rasti për vepër penale: “Lëndin i lehtë trupor”, “Sulm”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale -Lëndim i lehtë trupor, Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë
Mitrovicë, 15 shtator 2021
Dje me datën 14 shtator 2021, rreth orës 21:00 është raportuar për një rast rrahje në progres, në rrugën “Ukshin Kovaçica”-Mitrovicë, njësit policore me të marr informatën kanë dal në vendngjarje, ku janë informuar se disa persona per shkak të një mosmarrëveshje të më hareshme rreth një parkingu kishin sulmuar dy persona me mjete të forta- shufra te cilëve ju kishin shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu kishin dëmtuar edhe automjetin e viktimës.
Personat e lënduar janë dërguar per trajtim mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, të cilët pas marrjes se tretmanit janë liruar.
Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti per veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.








