Konfirmohet nga Policia e Kosovës për Mitropol: Në aksidentin e sotëm janë dy persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku mes një auto-ambulance dhe një traktori ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, njofton Mitropol.
Lexues të Mitropol kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku janë ndeshur mes vete këto dy mjete udhëtimi.

Ngjarja ka ndodhur më saktësisht pranë mobilerisë Bini, rrugës për në Mitrovicë ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe ekipe nga Policia e Kosovës.

Minuta më parë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, konfirmoi për Mitropol se nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes dy persona janë lënduar, dhe të njejtit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Theksojmë se në aksidentin e ndodhur sot mes ambulancës dhe traktorit, ambulance ishte nga Novi Pazari. /Mitropol/








