Premium Store
02LAJME

Konfirmohet për Mitropol: Fadil Nura është kandidat i PDK-së për komunën e Skenderaj

 

Minuta më parë është ardhur vendimi se Sami Lushtaku nuk mund të jetë kandidat i PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderaj, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Mediat vendore raportuan se Lushtaku ishte tërhequr nga gara mirëpo këtë e refuzoi vetë Lushtaku përmes një bisede telefonike që pati me gazetarët e njërës nga mediumet vendore.

Burimet e MITROPOL brenda degës së PDK-së në Skenderaj sapo kanë konfirmuar për MITROPOL se tashmë është vendosur që kandidat i PDK-së për Skenderaj të dalë Fadil Nura.

Nura që tashmë është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës njihet si person i afërt me Sami Lushtakun.

Se a do të arrijë Fadil Nura ta mposht Bekim Jasharin mbetet të shihet. /Mitropol/

Weelnes