Konfirmohet raportimi ekskluziv i “Mitropol”: Arrestohet personi i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është realizuar pas bashkëpunimit mes “Fast Kosova” dhe AKI-së.
“Kosova për ditë e më shumë po bëhet vend i pasigurt për strehimin e grupeve kriminale. Institucionet e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara në vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
”Mitropol” sonte raportoi ekskluzivisht për këtë rast, duke publikuar edhe videon nga momenti i arrestimit.
Vrasja siç mëson “Mitropol” dyshohet se është kryer në Gjermani dhe se personi i dyshuar kërkohej nga autoritetet gjermane të sigurisë.