Pellini
02KOSOVËLAJME

Konfirmohet raportimi ekskluziv i “Mitropol”: Nuredin Lushtaku i dyshuari për plagosjen e dy policëve në Skenderaj

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të “Mitropol” për plagosjen e dy policëve mbrëmë në Skenderaj.

Gjuajtja me armë zjarri ndodhi mes Policisë dhe ish-nënkryetarit të kësaj Skenderajt, gjeneralit Nuredin Lushtakut dhe vëllezërve të tij.

Premium Store

Sipas raportit policor, në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

Dy zyrtarët policorë që u plagosën mbrëmë u me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, njofton Mitropol.

Gjithçka nisi kur policia e ndali në pikë kontrolli djalin e gjeneralit Nuredin Lushtaku, të cilit i shqiptoi një tiketë trafiku. Kjo u bë sebep që ai të thërras babain e tij, i cili sapo arriti në pikë kontrolli, filloi sherrin më policinë. Në konflikt dyshohet se u përfshinë edhe vëllezërit Lushtaku.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Weelnes