Premium Store
02LAJME

Konfirmohet raportimi i Mitropol: Rinumërohen të gjitha kutitë e votimit për asambleist në Mitrovicë

Ankesa e asamblistëve të Mitrovicës përmes avokatit Mirsad Peci është miratuar nga PZAP.

90% e vendvotimeve për asamble do të rinumërohen nga qendra e numërimit sipas vendimit të PZAP-së,

Weelnes

Mitropol raportoi sot gjatë ditës ekskluzivisht se burimet e portalit brenda PZAP njoftuan se kutitë e Mitrovicës do shkonin në rinumërim.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati Mirsad Peci.

“Ankesa e bërë nga kandidatët për asamblist përmes zyrës tonë të avokaturës është miratuar thuajse plotësisht, pasi që mbi 90% e kutive të votimit do të rinumërohen”, ka thënë avokati Mirsad Peci në një prononcim për Veriu.

Avokati Peci ka treguar se faktikisht gjitha kutitë e votimit për asamblist do të rinumërohen, por që KQZ-ja ka vendosur në mënyrë praktike për arsye se disa kuti i kishte rinumëruar sipas detyrës zyrtare ditë më parë.

Në arsyetimin e PZAP theksohet se për shkak të mospërputhjes ka gjetur si të bazuar ankesën për vendvotimet në Mitrovicë.

“Paneli vlerësoi se pretendimet ankimore janë të bazuara, pas shqyrtimit të provave dhe shkresave të lëndës, si dhe nga hetimi i bërë në materialin zgjedhor, ka konstatuar se ka mospërputhje të rezultateve të shpallura nga KQZ, me provat e ofruara nga pala ankuese, siç rezulton edhe nga provat e ofruara si dëshmi nga vet pala ankuese, dhe mungesë të votave për kandidatët e këtyre subjekteve deri në atë masë sa që disa prej kandidatëve nuk kanë asnjë votë që do të thotë as votën e vet, cka është absurde dhe e papranueshme dhe për më tepër, rezultatin e numërimit e bën me bazë të papranushme.” – thuhet në arsyetimin e PZAP-së në dokumentin e siguruar nga Veriu.

Premium Store