Medi
KOSOVËLAJME

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radoiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Steviq

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot një anije me shpejtësi të madhe që i përket ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq, i cili organizoi sulmin terrorist në Banjskë.

Siç raporton Gazeta Express, anija ishte fshehur në depon e Radule Steviq, i cili është poashtu i sanksionuar nga ShBA-ja.

Dukato 1

Steviq ishte sanksionuar në të njejtën kohë me Radoiçiqin, në vitin 2021.

Në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar Radoiçiqin, bashkë me Zvonko Vesellinoviqin, vëllain e tij, Zharkon, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.

Në dhjetor të vitit 2021, SHBA-ja po ashtu ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive që i ka konsideruar përgjegjëse për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Në mesin e tyre ka qenë edhe Radulle Steviq dhe kompanitë e tij nën sistemin serb dhe atë të Kosovës.
Koha