
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaqi, duke thënë se një prej kontradiktave më të mëdha ka pas filluar në vitet 1996 dhe 1997.
“Unë konsideroj se populli i Kosovës i ka kaluar me shumë mençuri kontradiktat e tij të brendshme njëra prej kontradiktave më të mëdha që e kemi pa si popull ka pas filluar sidomos në vitet 96 dhe 97, pra pakënaqësia me LDK, zhvillimi i koncepteve alternative si duhet të shkojnë përpara, pra është pas kritikuar sepse u pa që lëvizja paqësore është e pamundshme,” tha Konjufca.
Sipas Konjufcës, kishte këmbëngulës që mendonin se LDK-ja ishte rruga e vetme.
“Kishte edhe eksponentë që me këmbëngulësi mendonin që ajo është rruga e vetme dhe kishte një tjetër orientim, i cili e kërkonte që pa i kap armët në dorë populli, pa mobilizim masiv, nuk mund të çlirohet Kosova dhe nuk mund as të tjerët të na ndihmojnë, këtu ishte një përplasje e koncepteve.”







