Aurora Group
02LAJME

Konkursi për edukatore në Qendrën “Foleja” në Vushtrri , ftohet të veproj edhe prokuroria

 

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ka akuzuar administratën e Ferit Idrizit për mosanulim të konkursit të edukatorëve në Qendrën “Foleja” edhe pas shkeljeve të publikuara.

Premium Store

Sipas Vetëvendosjes, administrata vetëm sa i ka thelluar shkeljet ligjore duke provuar t’i mbulojnë ato. Kësaj radhe Vetëvendosje ka hedhur akuza duke shtuar se Komisioni i Vlerësimit dhe Komisioni i Ankesave kanë punuar së bashku për koordinimin e veprimeve ilegale.

Ndër të tjera në komunikatë janë prezentuar referenca ligjore me ftesë edhe për prokurorinë që të veproj në këtë rast.

Postimi i plotë i LVV-së në Vushtrri:

ë nderuar qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, Qeverisja e Ferit Idrizit në vend se të anulonte konkursin për edukatore në Qerdhen “Foleja” pas shkeljeve të publikuara nga ana jonë, ata vetëm sa i kanë thelluar shkeljet ligjore duke provuar ti mbulojnë ato, kësaj radhe për me keq në koordinim të plotë Komisioni i Vlerësimit me Komisionin e Ankesave.

Le ti prezantojmë edhe një here publikisht për qytetarët dhe prokurorinë, shkeljet:

– Komisioni i Vlerësimit në konkursin Nr.58/23 ka shkelur Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Neni 12 pika 1 përcakton se : Komisioni i Përzgjedhjes nxjerr vendim për përzgjedhjen e aplikuesit i cili ka më së shumti pikë në listën definitive. Në këtë rast komisioni i vlerësimit si dhe njësia e personelit duke nxjerrur Njoftimin për rezultat përfundimtar të datës 19.04.2023 dhe Nr. 17310/23, në vend se të nxjerr vendim ka shkelur dispozitat ligjore të përcaktuar me UA Nr.07/2017.

-Pas publikimit të kësaj shkelje nga ana jonë dhe pas ankesave të kandidatëve që ju është bërë e padrejtë në konkurs në mënyrë skandaloze e jo ligjore dhe tërsisht jashtë afatit kohor, hiq më pak se 15 ditë pas përfundimit të konkursit me Njoftim për rezultatet përfundimtare, Komisioni i Vlerësimit me datën 03.05.2023, “i rikthehet punës dhe vlerësimit” të kandidatëve edhe një here për të njejtin konkurs duke provuar të kamuflloj shkeljet procedurale dhe tash nxjerr Vendim për përzgjedhjen definitive me Nr.19159/23 me datë 03.05.2023.

Për ta vulosur gjitha shkeljet dhe montimet e këtij konkursi, Komisioni i Vlerësimit në fund të Vendimit Nr. 19159/23, në mënyrë të paprecedant përmes një Vërejtje njofton në rolin e Komisionit të Ankesave se: Komisioni i ankesave për nënpunësit e shërbimit publik ka shqyrtuar ankesat e kandidatëve dhe u ka dhënë të drejtë ankese në gjykatën kompetente. E pa pabesushme dhe skajshmërisht determinuese se jo vetëm që u shkel ligji por se Komisioni i Vlerësimit dhe Komisioni i Ankesave punuan bashkë për të provuar të mbulojnë shkeljet por në fund nga naiviteti dhe paaftësia që i shoqëron vazhdimisht zbuluan veten, duke treguar Komisioni i Vlerësimit se qfarë ka bërë Komisioni i Ankesave.
Kur dihet se Komisioni i Vlerësimit në fund të Vendimit bazuar në Nenin 12 pika 2 të UA Nr.07/2017 jep Këshillen juridike se: aplikuesi ka të drejtë të paraqesë ankesë me shkrim në afat prej tetë (???? ditësh nga pranimi i vendimit te Komisioni i Ankesave…Ky afat nga Komisioni i Vlerësimit është dhënë pas Njoftimit të datës 19.04.2023, prandaj ishte vështirë të kamufllohen shkeljet edhe pse dy komisionet u bënë bashkë.

Në këtë konkurs përveç shkeljeve ligjore, procedurale dhe normative u shpërfaqën edhe një here veprimet nepotiste të kryetarit Ferit Idrizi dhe nënkryetarit Shpëtim Zhegrova të cilët punësuan familjarë nga dajët dhe miqët e tyre, si dhe përdorën këtë konkurs për të siguruar votat në Kuvendin Komunal.

Ne i bëjmë ftesë publike Prokurorisë së Shtetit të fillojë me urgjencë hetimet për këto shkelje si dhe kandidatëve që u janë shkelur të drejtat në këtë konkurs të deponojnë kallxime penale në gjykatën kompetente pasi e drejta është në anën e tyre dhe shkeljet janë të argumentueshme me fakte të qarta juridike.

Premium Store