KOSOVËLAJME

Konsumimi drogës nga ish-nënkryetarja/ Avokati Hodaj: U dëmtua edhe kredibiliteti i institucioneve të Kosovës

Publikimi i pamjeve të nënkryetares së shkaktuar të komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, duke pirë kokainë brenda zyrave ka qenë temë diskutimi në emisionin ‘Politiko’ në kanal10.

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se ka elemente të disa veprave penale që janë kryer nga nënkryetarja e komunës së Leposaviqit.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Sipas tij, kjo që ka ndodhur brenda objektit të komunës e kanë dëmtuar edhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës, raporton gazeta10.

“Sepse institucionet e Kosovës i instaluan kryetarët atje dhe janë përgjegjëse që i kanë lënë këto gjëra të ndodhin. Vet kryetari i Komunës është zyrtari me i lartë aty dhe ka për obligim menaxhimin e saj”, ka thënë Hodaj.

Ai ka treguar edhe sa mund të dënohet nënkryetarja Miletiq për përdorim të substancave narkontike në objektin e institucioneve publike.

“Prej gjatë muaj, 3 vjet e deri në 5 vjet, varësisht prej veprës penale. Megjithatë nuk besoj që do të dënohet me burgim efektiv, sepse këtu tek ne kur të vjen të vendimi final, atëherë shkojnë me vendime alternative”, ka thënë Hodaj.