Kontrolla ndaj klubeve të natës në Mitrovicë – në njërin prej tyre konfiskohet një armë, tjetri mbyllet

Janë kryer disa kontrolla me 30 maj nga Policia e Kosovës në katër klube të natës në Mitrovicën Jugore, në kuadër të një plani operativ për veprimtari të paligjshme në këto lokale, shkruan Mitropol.
Në njërin prej këtyre klubeve, siç njofton policia përmes komunikatës zyrtare, është arrestuar një person për mbajtje të paligjshme të armes.
Njëri prej lokaleve, sipas policisë, është mbyllur nga inspektorët, të cilët ishin pjesë e kësaj kontrolle.
“Personi i dyshuar D.K., 62 vjeçar, shtetas i Republikë së Kosovës është arrestuar dhe pas përfundimit të intervsitimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve”, ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale”, thuhet në komunikatë








