Premium Store
KOSOVËLAJME

Konventa e PDK-së, Çitaku: Pas këtij procesi partia do të jetë edhe më e bashkuar

 

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk ka bërë të ditur nëse ka tjetër kandidat për kryetar të këtij subjekti politik, përveç Bedri Hamzës, ndonëse edhe Enver Hoxhaj shprehi gatishmërinë për këtë post.

Dukato 1

Ajo pak para se të fillojë edhe Konventa e PDK-së kur pritet të votohet për kryetarin e ri, meqenëse Memli Krasniqi ditë më parë dha edhe dorëheqje nga ky funksion, tha se PDK do të jetë edhe më e bashkuar dhe më e unifikuar për t’u përballur me zgjedhjet.

“PDK është parti me emrin e së cilës identifikohet procesi i shtendërtimit të Kosovës. Sot po hyjmë në një etapë të re, pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar, edhe më e unifikuar për t’u përballur me zgjedhjet e përgjithshme që na presin. Fitoren nuk e shohim brenda llojit, fitoren e vërtetë e kemi pas zgjedhjeve parlamentare”, tha ajo duke mos bërë të ditur nëse ka kandidat tjetër përveç Bedri Hamzës për kryetar.

Active