Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kosmann pret në Mitrovicë Ukë Rugovën

 

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Roni Kosmann sot ka pritur për takim në Mitrovicë të birin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën, shkruan Mitropol.

Premium Store

Kosmann i cili në listë mban numrin 104, tha se vizita e tillë nuk është vetëm nder personal, por edhe kujtesë e gjallë e rrugës që ka ndërtuar LDK-ja për 36 vite me radhë: rrugë e paqes, e kulturës dhe e vizionit për një Kosovë të lirë e demokratike.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres vizitën e Ukë Ibrahim Rugovës, djalit të Presidentit historik të Kosovës dhe themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kjo vizitë nuk është vetëm nder personal, por edhe kujtesë e gjallë e rrugës që ka ndërtuar LDK-ja për 36 vite me radhë: rrugë e paqes, e kulturës dhe e vizionit për një Kosovë të lirë e demokratike.

Ukë Rugova mbart me vete trashëgiminë e një lideri që e udhëhoqi popullin tonë me mençuri dhe me guxim, dhe sot, prania e tij në mesin tonë është dëshmi se kjo trashëgimi vazhdon të jetojë e fortë.

Ky takim është frymëzim për të gjithë ne që besojmë se Kosova ka nevojë për vizion të qartë, për angazhim të ndershëm dhe për përfaqësim që e mban gjallë amanetin e Rugovës.

#Ldk123
#ronikosmann104

Premium Store