KOSOVËLAJME

Kosova bëhet me Qendër Shtetërore Kibernetike

Është bërë inaugurimi i Qendër Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se kjo është një arritje dhe mundësi domethënëse.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Kurti po ashtu, është shprehur se viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe politikave në fushën e sigurisë kibernetike.

“Inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim. Viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe të politikave tona në fushën e sigurisë kibernetike. Në shkurt e miratuam Ligjin për Sigurinë Kibernetike që krijon bazën për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës, ligji parasheh themelimin e institucioneve kyçe shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, përcaktimin e obligimeve për entitetet e infrastrukturës kibernetike dhe definimin e procedurave për menaxhimin e incidenteve kibernetike”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka potencuar se muajin nëntor, Kuvendi miratoi edhe plotësim ndryshimet e kodit penal për të përfshirë në to nenet e krimeve kibernetike në bazë të konventës së Budapestit.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoji se sulmet kibernetike janë çdo here e me të shpeshta.

“Krijimi i kësaj qendre ka qenë një ndër prioritetet e para të këtij viti. Do të ofrojë trajnime rreth rreziqeve nga sulmet kibernetike”, tha ai.