
Kosova është ndër vendet e para në këtë pjesë të Europës që i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi Vladimir Putini nisi forcat e tij për ta pushtuar shtetin fqinj, Ukrainën, shkruan Express.
Lufta në Ukrainë po përcillet me vëmendje shumë të madhe në Kosovë, me qytetarët që tregojnë dhembshurinë e tyre për zhvillimet atje, zakonisht në rrjetet sociale. Në këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka menduar të tregojë në mënyrë edhe më vendimtare pozicionimin e vendit.








