Premium Store
KOSOVËLAJME

Kosova, e 63-ta në Indeksin Global të Paqes, bie për tri pozita

Kosova gjendet në vendin e 63-të në Indeksin Global të Paqes 2025 – tre vende më poshtë nga renditja e kaluar, shkruan Mitropol.

Indeksi krijohet prej organizatës “Instituti për Paqe dhe Ekonomi”.

Aurora Group

Në raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse, e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.

Për këtë raport, janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë, për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shqoërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar si dhe shkallën e militarizimit.

Në rënditjen e përgjitshme, Kosova gjendet në pozitën e 63-të, ndër tjera, gjendet afër me Serbinë, Zambinë, Moldavinë, Qipron, e Francën.

Në Ballkanin Perëndimor, rënie për një pozitë ka shënuar edhe Serbia, që renditet pas Kosovës, në vendin e 64-të, përcjell Express.

Kurse Mali i Zi, është shteti me përparimin më të madh në këtë rajon./Mitropol/

 

IMG_3867.png

Koha