
Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur 5 me 2 sonte përfaqësuesën e Armenisë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Mitropol.
Portieri i Kosovës, Saipi, shënoi autogol në minutën e 8, ndërsa Dellova e barazoi rezultatin në minutën e 23.
Nga armenët mundi të shënoi vetëm Spertsyan në minutën e 28, për avantazhin 2-1.
Ishte Mërgim Vojvoda, ai që në minutën 61, bëri rikthimin e ndeshjes pasi barazoi rezultatin nga pika e penalltisë. Në minutën 71, Emërllahu e bëri 3-2 për Kosovën, me një goditje të bukur.
Për ta rritur avantazhin e Kosovës, u përkujdes Albion Rrahmani. Ai i shënoi dy gola, në minutat e fundit të ndeshjës, respektivisht në minutën e 90 dhe në minutin e tretë të shtesës.