TEB
KOSOVËLAJME

Kosova e gatshme të pranojë deri në 50 emigrantë nga SHBA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova brenda periudhe një-vjeçare, do të pranojë deri 50 individë të shteteve të treta që jetojnë në SHBA, “me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes”, shkruan Mitropol.

Liri

Këta persona, sipas Kurtit, do të përzgjedhen nga një liste e propozuar, “për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”.

TEB

“Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.”, shkroi Albin Kurti./Mitropol/

Postimi i plotë:

Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.

Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Kurtit, për zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta e kthyen në Vendim të Qeverisë.

TEBTEB