
Kryeministri Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia u deklaruan për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, shkruan Mitropol.
Gjatë konferencës Vitia është pyetur për numrin e vaksinave që posedon Kosova në stok, dhe i njejti ka dhënë statistika për to.
“Aktualisht në IKSHPK kemi, 38.600 mijë vaksina nga kompania Pfizer dhe 132,438 mijë mijë vaksina nga kompania AstraZeneca”, tha Vitia.
Vitia njoftoi se gjatë ditës së nesërme pritet të vijë edhe një kontigjen i vaksinave Pfizer.
”Nesër pritet të vijnë edhe 55 mijë vaksina të kompanisë Pfizer”, tha Vitia.
/Mitropol/







