Kosova merr sulmuesin më në formë për momentin, do të luaj në ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgaditjet për ndeshjet e shtatorit që do të zhvillohen kundër Gjeorgjisë Greqisë dhe Spanjës, shkruan Mitropol.
E një lajm i mirë për kampin kosovar ka ardhur në ditën e sotme, pasi që shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, i ka dhënë leje Astrit Selmanit të paraqitet me Kosovën për këto ndeshje të rëndësishme.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari sportiv, Arlind Sadiku, përmes një postimi në facebook, ku ka theksuar se Selmani do të paraqitet me Kosovën në këto ndeshje dhe se FIFA i ka dhënë atij dritën e gjelbërt për të luajtur me Kosovën.
“Astrit Selmani ka marrë lejen nga FIFA të luaj për Kosovën. Ai është ftuar dhe do të jetë aty për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës. Menaxheri i tij ma konfirmoi lajmin.”, shkroi Sadiku në facebook.

Selmani luan në pozitën e sulmuesit teksa aktualisht ka të shënuara 8 gola dhe 5 asistime në këtë sezon tek skuadra e tij Hammarby, statistika këto që Selmanin e bëjnë lojtarin më në formë tek kampi i kosovarëve.
Kujtojmë që ishte pikërisht Astrit Selmani që refuzoi kombëtaren e Suedisë për Kosovën. /Mitropol/







