KOSOVËLAJME

Kosova si ‘anëtar i asociuar’, Osmani: Zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë do të dëgjohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë sot vendim për të përmirësuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.

Osmani, në një postim në platformën X, ka thënë se kjo do të mundësojë që zëri i popullit më pro NATO në botë të dëgjohet.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për të përmirësuar statusin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare si anëtar i asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Osmani.