Premium Store
KOSOVËLAJME

Kosovari e gjen kuletën me rreth 600 euro – e qon në polici

Mbrëmë rreth orës 19:15, një qytetar, me inicialet M.Th., 51 vjeç, nga fshati Paldenicë, dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit, një portofol që e kishte gjetur në qytet, shkruan Mitropol.

Në prezencën e tij e të zyrtarëve policor, u konstatua se në portofol ishin 615.12 euro, një zinxhir dore e dokumente personale.

Active 1

Pas verifikimit, njofton policia, portofoli rezultoi që ishte i personit L.L.. Policia kontaktoi pronaren dhe ajo erdhi ta merrte atë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin që e ktheu portofolin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

Weelnes