KOSOVËLAJME

Kosovarit ia zënë 8200 cigare Marlboro në kufirin Serbi-Kroaci, i shqiptohet gjobë 12 mijë euro

Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar me Serbinë në Bajakovë.

Roadside
Market Florenti

Siç njofton administrata doganore e Kroacisë, shtetasi i Kosovës po e drejtonte një veturë me targa gjermane, në të cilën i mbante cigaret.

Koha
Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti

“Personit fizik shtetas i Republikës së Kosovës i janë konfiskuar 8200 copë cigare Marlboro, të cilat fshiheshin në bagazhin e veturës së pasagjerëve me targa gjermane, dhe për kundërvajtje është shqiptuar gjobë prej 12 mijë eurosh”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, një shtetasi britanik i janë konfiskuar 9 mijë copë cigare Winston të fshehura në një furgon me targa britanike dhe për këtë shkelje i është shqiptuar një gjobë prej 12 mijë eurosh.