Pellini
KOSOVËLAJMESHNETA

Kosovë: Situata e rëndë me covid-19 ndikon që dhomat e takimeve të kthehen në salla për pacientët e prekur me covid

Kosova po përballet me një valë të madhe të të infektuarve me virusin covid-19.

Kjo ka ndikuar që një numër i madh i pacientëve për shkak të simptomave të rënda të shtrohen në spitalet anë e kënd Kosovës, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Mirëpo, numri i madh i pacientëve ka ndikuar që tashmë spitalet në Kosovë të mos kenë shtretër të lirë dhe dhoma të lira për pacientët e rinj me virus.

E duket se këtij problem, zgjidhje të përkohëshme i ka gjetur Spitali i Përgjithshëm në Pejë. Atje po përdoren edhe dhomat e takimeve për t’i vendosur shtretërit për pacientët e prekur me Covid-19.

“Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.

Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto. Shpresohet se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen.”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që fluksi i madh i pacientëve të prekur me covid-19 po vazhdon me intensitet mjaftë të lartë çdo ditë. /Mitropol/

Aquapark 2