Aquapark 1
KOSOVËLAJME

KQZ çertifikon rezultatet për Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë: Kjo është ndarja e ulëseve për mandatin 2025

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar rezultatet për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, ku u përcaktua ndarja e 31 ulëseve mes subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Active 1

Sipas raportit zyrtar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë fituese me 12 ulëse, duke siguruar 10,979 vota (38.12%). Ky është numri më i madh i ulëseve që PDK ka arritur ndonjëherë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, duke shënuar një rritje përr 1 ulëse krahasuar me mandatin e kaluar.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje!, e cila ka siguruar 8 ulëse me 7,576 vota (26.30%), duke pësuar një ulëse më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 7 ulëse me 6,217 vota (21.58%), por ka pësuar rënien më të madhe në këtë garë, duke humbur 4 ulëse krahasuar me përbërjen e mëparshme të Kuvendit.

Ndërkohë, NISMA Socialdemokrate ka arritur një rezultat pozitiv, duke fituar 2 ulëse me 1,579 vota (5.48%), që është një ulëse më shumë se në mandatin e kaluar.

Nga ana tjetër, AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 1 ulëse me 1,178 vota (4.09%), ndërsa Srpska Lista mban po ashtu 1 ulëse, me 834 vota (2.90%).

Në total, përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për mandatin 2025-2029 është:

PDK: 12 ulëse

LVV: 8 ulëse

LDK: 7 ulëse

NISMA: 2 ulëse

AAK: 1 ulëse

Srpska Lista: 1 ulëse

Koha