KFC
KOSOVËLAJME

KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri

Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, kanë filluar votimin për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave. Tashmë të gjitha qendrat e votimit janë hapur. Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KFC

Qendra e votitmit në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq tashmë janë hapur.

TEB

Në katër këto komuna janë hapur të gjitha qëndrat e votimit, ku gjithsej janë 23 qendra të votimit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se nga të dhënat që kanë, janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit”

“Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën për votim.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.”

Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve është 46,556 votues.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet.

Kujtojmë se partia më e madhe e serbëve të Kosovës – Lista Serbe – ka bërë të ditur se do të bojkotojë këtë proces të votimit.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Koha