KFC
KOSOVËLAJME

KQZ: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve përfundon në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten pasdite ka njoftuar se numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në komunat e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut dhe Junikut.

Roadside

Sipas KQZ-së, është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

TEB

KQZ-ja ka njoftuar se gjatë ditës procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;

• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;

• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Market Florenti