Active 2
KOSOVËLAJME

KQZ së shpejti miraton fletëvotimin dhe pyetjen që do t’iu parashtrohet votuesve në veri

Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, qytetarët me të drejtë vote të katër komunave të pjesës veriore të vendit, nuk do të shkojnë në vendvotime për të zgjedhur kryetarin e komunës, por për të vendosur nëse duan ta shkarkojnë apo jo.

Procesi i votimit që pritet të mbahet më 21 prill në katër komunat, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, dallon shumë nga proceset që jemi mësuar t’i shohim duke u organizuar.

Medi

Kësaj radhe, as KQZ nuk do të miratojë fletëvotime me një listë të kanidatëve që garojnë për kryetarin e komunës, por një fletëvotim me pyetje të cilës do të duhet t’i japin përgjigje votuesit e këtyre katër komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ në një nga mbledhjet e ardhshme do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe se cila do të jetë pyetja konkrete që do të parashtrohet në fletëvotim, do të vendoset nga KQZ-ja.

I pyetur nga KP, se cili është dallimi i këtij procesi të votimit nga proceset tjera zgjedhore që jemi mësuar t’i shohim në vend, Elezi ka thënë se qytetarët nuk do të zgjedhin kandidatët për kryetarë, por do të vendosin për ata ekzistues.

Premium Store