KQZ tërhiqet nga vendimi i kundërligjshëm: Akrediton portalin “Mitropol” dhe mediat e tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është tërhequr nga vendimi i mëparshëm për mosakreditimin e disa mediave, duke përfshirë edhe portalin “Mitropol”, për përcjelljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit 2025.
Në mbledhjen e 66-të të mbajtur sot, nën kryesimin e Kreshnik Radoniqit, KQZ miratoi akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Vendimi u mor me procedurë qarkulluese.
Ky hap vjen pas reagimeve të shumta nga shoqatat e mediave dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e cilësuan vendimin e mëparshëm të KQZ-së si cenim të lirisë së shtypit dhe transparencës së procesit zgjedhor.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 66-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Vendimi u mor me procedurë qarkulluese.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë.
A. Mediat vendore:
1. RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;
2. Radio KM, 5 vëzhgues;
3. TV Most DOO, 13 vëzhgues;
4. Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;
5. TV Gracanica, 9 vëzhgues;
6. Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;
7. Raporto24.com, 1 vëzhgues;
8. Radio Kim, 6 vëzhgues;
9. GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;
10. Alternativna, 1 vëzhgues;
11. TV Herc, 9 vëzhgues;
12. Vendi Sot, 1 vëzhgues;
13. Expose Media, 7 vëzhgues;
14. Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;
15. E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;
16. Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;
17. R Media L.L.C., 2 vëzhgues;
B. Mediat ndërkombëtare:
18. PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;
19. Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;
20. Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;
21. Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;
22. VideoPlus doo, 2 vëzhgues;
23. Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;
24. Danas, 1 vëzhgues;
25. Insajder televizija, 2 vëzhgues;
26. Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;
27. Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe
28. MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.







