KOSOVËLAJME

Kransiqi: Kur Hoti e tha veç 1 fjalë serbisht, militantët e VV-së e sulmuan – tash vetë Kurti flet 9 minuta

Njohësi i zhvillimeve politike, Milazim Krasniqi, gjatë komentimit të adresimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në gjuhën serbe, ka thënë se duhet të kujtohet edhe përvoja me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

Ai tha se gjatë kohës sa Avdullah Hoti ishte kryeministër, e tha vetëm fjalën “kuptoj” në serbisht, dhe pati një sulm abnormal nga militantët e VV-së, duke e paraqitur, sipas tij, edhe si pro-serb.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Ndërsa, tash kryeministri fol 9 minuta serbisht dhe kurrgjë kurrkujt. Është krejt normale që një kryeministër, nëse di serbisht, t’i drejtohet një audience serbe”.

“Por, nuk do të duhej të kishte dy lloj kriteresh për këtë. Në këtë kuptim, është mirë që të emancipohen të gjithë publiku”, tha Krasniqi.

Tutje, ai foli edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se ai është një eksponent i nazi-fashizmit serb, dhe një ish-ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit.

“Natyrisht, për fatin tonë të keq, ai ka arritur të transformohet në sytë e komunitetit dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe sot llogaritet si një politikan pragmatik dhe si partner bukur i besueshëm i perëndimit, gjë që paraqet hendikep për Kurtin dhe për ne si Kosovë”.

“Por, unë besoj që gjithmonë duhet të mbahet në kujtesë se e kaluara e Vuçiqit, dhe politikat e tij të tanishme janë luftënxitëse”, tha Krasniqi./KlanKosova