Active 2
KOSOVËLAJME

Krasniqi ia bën ‘bajat’ Pecit: Rrenë koftë që është çrrënjosë pirja e duhanit brenda, veç në lokalin ku isha pinin 30 vetë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kohë që po krekoset me zbatimin e ligjit anti-duhan në hapësirat e mbyllura, shkruan “Mitropol”.

Ani pse ky ligj ndodhej në fuqi tash e dhjetëra vite, Pecit iu kujtua që të merrej me zbatimin e tij tek pas dy vitesh në pushtet.

Weelnes

Por duket se ky insistim i Pecit nuk po u bën përshtypje qytetarëve dhe bizneseve, pasi duhani vazhdon të konsumohet brenda nëpër shumicën e lokaleve në Kosovë.

E Pecin e demantoi edhe profesori universitar Milazim Krasniqi i cili e garantoi ministrin se veç në lokalin ku ndodhej ai dy netë më parë pinin duhan hiç më pak se 30 persona, madje për t’ia bërë edhe më ‘bajat’, ai thotë se as kamarierët nuk e dinin se ka ndalesë për këtë gjë.

Postimi i plotë:

“Ministri Peci: Çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapërsirat e brendshme” (Epoka e re, 9 prill 2023) Koment: Rrenë koftë ministër Peci. Të garantoj se në lokalin ku kam qenë mbrëmë, së paku 30 veta pinin duhan në të njëjtën kohë. Kur i bëra vërejtje një kamerieri, ai u çuditë. Nuk e dinte që ka ndalesë pimja e duhanit.

Active 1