02LAJME

Krasniqi: Jashtëzakonisht i lumtur e krenar me punën e Bedri Hamzës në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është shumë krenar me punën e Hamzës në Mitrovicë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me punën e Bedriut, i cili, me angazhimin e tij po rikuperon kohën dhe mundësitë e humbura të së kaluarës për qytetin e Mitrovicës – duke krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, investimet në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, renovimet në shkollën fillore “Skënderbeu” në Vaganicë, renovimet në objektin e Administratës Komunale, punimet në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër si dhe projekte të tjera, do t’u mundësojnë qytetarëve të Mitrovicës arsim më cilësor, shërbime më të sigurta shëndetësore, mundësi më të mira për afarizëm dhe shërbime më efikase administrative.

“Sot, në Mitrovicë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, mikun tim Bedri Hamza, kisha kënaqësinë që të shoh nga afër projektet e mëdha dhe tejet të rëndësishme që ai po realizon për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit”, ka shtuar ai.