KFC
KOSOVËLAJME

Krasniqi paralajmëron agresivitet të shtuar të Serbisë: Ndalimi i autobusëve veç fillimi

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Medi

Sipas profesorit Krasniqi, Serbia ka nisur të aktrojë rolin e viktimës dhe t’ia faturojë qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

TEB

Tutje, Krasniqi ka shkruar se mund të ketë më agresivitet të Serbisë drejt Kosovës.

“Tash që rasti i Banjskes u minimizua, mund të ketë agresivitet të shtuar të Serbisë drejt Kosovës, po edhe të serbëve në Kosovë. 21 prilli paraqet një rast për eskalim drejt konfliktit. Ndërsa bllokimi i autobusëve në Serbi mund të jetë vetëm fillimi i një serie të re të presioneve. E kam thënë shumë herë: nuk ka zgjidhje policore për veriun. Nuk ka zgjidhje në stilin “merre ose lëre.” Vetëm zgjidhja politike e negociuar shmang rrezikun e konfliktit” – ka shkruar Krasniqi.

Market Florenti