KOSOVËLAJME

Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit, duke e quajtur kriminal e qyqar.

Roadside
Market Florenti

Ai tha se sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

“Mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit. Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë.Republika nuk zmbrapset!”, shkruan Krasniqi në një postim në Facebook.