Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Krasniqi: Rezultatet e raundit të dytë në Mitrovicë ngrejnë dyshime të forta për manipulim të procesit zgjedhor, faktet janë “kokëforta”

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka shprehur shqetësime serioze lidhur me rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve në Mitrovicë, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas Krasniqit, disa faktorë janë shqetësues: exit poll-i nuk përputhet me rezultatet zyrtare, pjesëmarrja ishte më e lartë se në raundin e parë vetëm në këtë komunë, ndërkohë që kandidati i vetëm që ka marrë më pak vota se në raundin e parë ishte gjithashtu vetëm në Mitrovicë. Ai gjithashtu thekson se janë regjistruar fletëvotime të gabuara që nuk i përkasin vendvotimit.

Aurora Group

Analisti kritikoi gjithashtu menaxhimin institucional të procesit zgjedhor: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli një “gabim teknik” pa hetim paraprak, ndërsa kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve mori përgjegjësinë brenda pak orësh pa verifikim serioz. Prokuroria, sipas Krasniqit, u mjaftua me deklaratat e kompanisë. Ai shton se tenderi për shtypjen e fletëvotimeve u dha si kontratë njëburimor, edhe pse kishte kohë të mjaftueshme për konkurrencë, dhe kompania ka lidhje të njohura me eksponentë të partisë në pushtet.

Krasniqi paralajmëron se përdorimi i shtetit dhe i burimeve publike për qëllime elektorale mund të kompromentojë integritetin e zgjedhjeve, duke nënvizuar se Mitrovica duhet të shkojë në rivotim për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai paralajmëron se pranim i këtij “gabimi teknik” mund të çojë në regres të demokracisë dhe të vlerës së votës qytetare.

Active