KOSOVËLAJME

Krasniqi takohet me Hovenier: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

Kreytari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se diskutuan “për zhvillimet e fundit politike në vend”.

Krasniqi tha se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar për qëndrimet e partisë që e udhëheq dhe me arsyet e kërkesës së tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, shtoi ai.

Krasniqi ka kërkuar “hapësirë për t’i konkretizuar hapat në ditët në vijim” për të shkuar para kohe në zgjedhjet parlamentare, pas një darke që e pati të hënën me kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Të dy u pajtuan për opsionin e shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Krasniqi tha se “është e domosdoshme që kjo të bëhet brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim”.