Medi
KOSOVËLAJME

Krasniqi uron Bajramin: Kjo festë na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

Krasniqi tha se Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë.

Premium Store

“Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit”, ka shkruar ai.

Weelnes