Krasniqi uron besimtarët myslimanë: Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur respekt të gjithë besimtarëve islamë të cilët arritën ta agjërojnë muajin e Ramazanit.
Krasniqi i uroi besimtarët islamë duke thënë që vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë muajit të Ramazanit, të i përcjellin ata gjatë gjithë vitit.
“Të dashur agjërues, para iftarit të fundit, ju shpreh respektin tim të thellë të gjithëve që përmbyllët me sukses dhe devotshmëri muajin e bekuar të Ramazanit”.







